Në këtë takim Hoxhaj tha se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.
“Mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe procesit të dialogut me Serbinë, proces ky i cili duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ndërsa Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj në takimin që ka pasur me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall e ka njoftuar atë për përpjekjen e qeverisë që në ekipin negociator qeveritar për bisedimet me Serbinë të futet edhe opozita, shkruan Albinfo.ch.
Edhe Limaj, tha se marrëveshja përfundimtare nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin në OKB.