Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se kanë kaluar shumë vjet me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve.
Ai i bëri komentet gjatë takimit me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur, transmeton Albinfo.ch.
Hovenier ka shtuar se është i nderuar të takohet me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjojë për punën e tyre të rëndësishme.
Ambasadori amerikan ka përsëritur thirrjen e SHBA-së për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve./Albinfo.ch