Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar me kryetarin e “VATRA”, Elmi Berishën.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Hovenier ka shkruar se është gjithnjë kënaqësi të takohet me Berishën, ndërsa u shpreh se komuniteti shqiptar në SHBA është një partner thelbësor, transmeton albinfo.ch.
“Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Evropë”, ka shkruar ai.
Always a pleasure to meet with my friend, VATRA President Elmi Berisha. The diaspora community in the United States is an essential and welcome partner in our efforts to support Kosovo as a sovereign, multiethnic, and democratic state that is fully integrated into Europe. pic.twitter.com/bQE1XvQZ1G
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 10, 2024