Deputeti i Lidhjes Demkratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka zot shtëpie.
Me anë të një statusi në Facebook, Hoti ka shkruar për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Ai përmendi rastin e ndalimit të vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë.
“Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn.Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”, ka shkruar Hoti.