Rrugët e Holandës janë dukur ngjyrë portokalli gjatë Ditës së Mbretit, shkruan albinfo.ch.
Mijëra holandezë, të veshur me rroba në ngjyrë portokalli festuan ditëlindjen e 52-të të mbretit të tyre, Willem Alexander. Për të nderuar të parin e Mbretërisë holandeze, ata u veshën pikërisht me ngjyrën mbretërore: të portokalltë.
Gjatë kësaj feste, të pranishimit i përshëndeti vetë mbreti, sipas raportimeve të mediave të huaja dhe fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.
Willem Alexander trashëgoi fronin e Holandës në vitin 2013. Ai është i martuar me mbretëreshën Maxima, dhe kanë tri vajza.
E njohur si “Koningsdag”, Dita e Mbretit është festë kombëtare në Mbretërinë e Holandës, dhe kjo datë përkon me datën e lidjes së mbretit të Holandës, Alexander, përcjell albinfo.ch.
Më parë, kjo festë ishte e njohur si “Koninginnedag”, apo Dita e Mbretëreshës dhe festohej më 30 prill.