Qeveria holandeze po rivendos një urdhër për të mbajtur maska në vende publike si dhe zgjatje për përdorimin e lejeve shëndetësore për shkak të rritjes së infektimeve me COVID-19.
Instituti i shëndetit publik i vendit raportoi të martën se infeksionet e konfirmuara u rritën 39% krahasuar me një javë më parë dhe shtrimet në spital u rritën me 31%. Trendi rritës filloi menjëherë, pasi përfunuan shumica e kufizimeve në fund të shtatorit.
Si pjesë e kufizimeve të reja, nxënësit do të duhet të mbajnë maska në shkollë.
Më pak se 80% e të rriturve në Holandë janë plotësisht të vaksinuar.