Transferimi i Xherdan Shaqiri te gjiganti gjerman Bajern në Mynih duket të jetë një formalitet i thjeshtë. Të paktën, kjo është kështu sipas trajnerit të kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld.
63-vjeçari në një intervistë ka përgëzuar udhëheqësit Bavarez për përzgjedhjen e tyre.
“Tifozët e Bayern-it do të duan Shaqirin”, tha Hitzfeld për një gazetë tabloid të Munihut, transmeton SF.
Xherdan Shaiqir kishte përfunduar të martën në Mynih, testet mjekësore, me sa duket kanë mbetur vetëm edhe nënshkrimi i kontratës.Hitzfeld përshkruan Shaqirin si një lojtar me një teknikë pothuajse të përsosur dhe me lojë të lartë të inteligjencës.
20-vjeçari do të duhet të jetë me Arjen Roben dhe Franck Riberyn. “Shaqiri është i kujdesshëm, guxon gjithçka, ka një sovranitet natyror. Pa marrë parasysh me kë luan, ai mbetet gjithmonë cool “, tha ish-trajneri i Bayern-it.Kjo ishte edhe arsyeja pse ai e kishte ftuar 18-vjeçarin në ekipin e kombëtares zvicerane, shtoi Hitzfeld.