Ishte mesnata e pesë gushit të vitit 2016. Në ato momente një motor, në të cilin besohet se ishin dy persona, u ndal pran Kuvendit të Kosovës.
Njëri nga ta nxori një raketëhedhës dore dhe me të goditi ndërtesën e Parlamentit. E, menjëherë, forca të mëdha të strukturave të sigurisë dolën në skenën e krimit, ndërsa gjithë kjo ngjarje u cilësua si akt terrorist. Motori që u përdor gjatë kryerjes së këtij sulmi pak minuta më vonë u gjet i djegur afër pishinës së Gërmisë. Ndërsa nën direktivat e Prokurorisë Speciale, drejtoria antiterror e policisë nisi hetimet për të zbardhur këtë rast.
Hetimet e para i quan zyrtarët policorë në drejtim të disa aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që atë kohë kundërshtonte ashpër demarkacionin e kufirit me Malin e Zi e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. 25 ditë pas sulmit mbi Kuvendin, Drejtoria kundër Terrorizmit në Policinë e Kosovës, të asistuar edhe nga njësitet elite organizuan një operacion për kapjen e të dyshuarve, përcjell Albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=WFO89WjlahE