Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinjë, dhjetëra persona të panjohur e kanë hequr barrikadën si dhe kanë prishur tendën në të cilën kujdestaronin serbët, njoftojnë mediat serbe.
Sipas këtyre mediave personat që kanë hequr barrikadën kanë ardhur nga drejtimi i Rudnicës, ndërsa në kokë kanë pasur maska.
Nuk raportohet për incidente gjatë largimit të barrikadës që gjendej në zonën neutrale të territorit të Serbisë.