Pas kancelares gjermane Angela Merkel, kundër ndryshimit të himnin gjerman është pozicionuar edhe presidenti i vendit, Frank-Walter Steinmeier.
“Jo. jam kundër ndryshimit të fjalëve,” tha Steinmeier. Kërkesa për barazi ishte parashtruar nga Kristin Rose-Möhring përpara ditës së gruas më 8 Mars. Ajo kërkoi që fjala në himn “Vaterland” (Atdheu) të zëvendësohet me “Heimatland” (Vendlindje) si dhe “brüderlich” (vëllazërore) me fjalën “couragiert” (guximshëm), përcjell albinfo.ch.
Gjermania është përfshirë në një diskutim të gjërë për ndryshimin e emrave të gjinisë mashkullore në gjininë neutrale.