Në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve 2020-2021.
Herën e parë ishte Portugalia që triumfoi, ndërsa për edicionin e dytë janë parashikuar disa ndryshime, për ta bërë garën më tërheqëse dhe për të siguruar më shumë të ardhura për skuadrat pjesëmarrëse, përcjell albinfo.ch.
Ashtu si herën e kaluar, skuadrat lidere do të kualifikohen në gjysmëfinale dhe më pas do të luftojnë për trofeun në fund.
Kosova ndodhet në Ligën C dhe do të garojë ndaj Sllovenisë, Moldavisë dhe Greqisë.