Për herë të parë në Zvicër, një ndërtesë është hedhur në ajër me eksplodim të kontrolluar në Aarau. Eksplozioni i ndërtesës është aktivizuar të premten në orën 2.10 në mëngjes.
Personi i ngarkuar me këtë operacion, Walter Weber, ka thënë se pjesët e ndërtesës kanë eksploduar ashtu siç ishte paraparë dhe se ndërtesa është rrëzuar në drejtimin e duhur.
Eksplodimi është pasuar me një re pluhuri prej 5000 tonësh, që ka zgjatur dhjetëra minuta. Mirëpo, pluhuri i ngritur ka qenë më i pakët për arsye se ndërtesa është lagur paraprakisht.
Për hedhje në ajër të ndërtesës janë përdorur 75 kg ekploziv, me 1400 vrima. Struktura e çeliktë dhe e betonit e lartë 45 metra kishte qenë paraprakisht e dobësuar me qëllim të përdorimit sa më të vogël të sasisë së dinamitit.
Kostoja e këtij operacioni ka qenë 1.5 milionë franga zvicerane. Ky operacion ka mundësuar kursimin e gjashtë javëve punë të nevojshme për ta shembur ndërtesën.