Skandali rreth bisedave me përmbajtje të djathtë ekstremiste në policinë në Essen dhe Mülheim / Ruhr po merr dimensione të reja.
Zyra e prokurorit publik në Duisburg ka konfirmuar për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” se një oficer policie është duke u hetuar për ndëshkim të padrejtë dhe sulm fizik të personit të marrë në pyetje.
Oficeri gjithashtu ishte pjesë e grupit ekstremist të djathtë në chat “Alpha Team”, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj, polici 39-vjeçar ka goditur një burrë me prejardhje të huaj i cili ishte tashmë i lidhur me pranga, pasi po merrej në pyetje për shkak të një rasti të dhunës në familje.
Viktima e pretenduar është një gjermano-shqiptar, përcjell albinfo.ch. Gjatë marrjes në pyetje, ky i fundit ka raportuar se ishte rrahur deri sa ishte në gjendje të pambrojtur.
Polici i akuzuar ka mohuar pretendimet dhe ka folur për një goditje neutralizuese, sa për të marrë situatën nën kontroll.
Në fillim kolegia e tij e kishte mbrojtur policin në fjalë. Vetëm në procesin gjyqësor kundër tij, ajo ka ndryshuar deklaratën e saj pasi që një polic tjetër kaishte raportuar tashmë për rrahje kur delikuenti ishte i lidhur.
I pandehuri (shqiptari) më pas është shpallur i pafajshëm, transmeton albinfo.ch. Prandaj, “hetimi kundër oficerit të policisë ka rifilluar,” ka thënë prokurori i lëndës, König.
I akuzuari ishte anëtar i grupit debatues në chat “Ekipi Alpha”. 15 anëtarët e këtij rrethi kanë përdorur imazhe naziste si svastika ose pamje të Hitlerit, që qarkullojnë përmes WhatsApp.