Mesfushori shqiptar, Përparim Hetemaj i ka dhuruar 23 palë këpucë sportive klubit të Drenicës. Këto këpucë dhe disa doreza portierësh kanë ardhur si donacion për klubin, shkruan albinfo.ch.
“Klubi e falënderon Hetemajn për këtë donacion, dhe donacionet e vazhdueshme që ka dërguar për klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit të Drenicës.
Mesfushori shqiptar luan në Chievo që disa vite, duke qenë ndër lojtarët kryesore, derisa paraqitet me sukses edhe në Përfaqësuesen e Finlandës.
Ai nuk u paraqit kundër Kosovës, duke u shprehur se e respekton vendlindjen e tij, kurse është i pazëvendësueshëm te finlandezët.