Bëhet e ditur se vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga zgjedhjet e 15 majit 2022 në Republikën Nordrhein-Westfalen, shkruan albinfo.ch.
Mërgimtari Besnik Kelmendi bën thirrje si pjesë e komunitetit shqiptar për mështetje maksimale për kandidatin e CDU-së, z. Hendrik Wüst, për mandatin e tij të dytë si Kryeministër i Landit NRW.
Referuar sondazheve në këto zgjedhje, thuhet se rezultati do të jetë i ngushtë mes partis CDU dhe partisë SPD dhe për të dalë nga kjo situatë, mbështetja e komunitetit shqiptar është e domosdoshme.
Vlen të theksohet se Hendrik Wüst ka nevoje për mbështetjen dhe votën e shqiptarëve, jo vetëm për t’i siguruar atij një mandat të dytë, por për të çuar drejt finalizimit projektet që ai ka për komunitetin shqiptar, pasi në këte land janë afro 50.000 mijë shtetas shqiptarë me të drejtë vote, çka e bën këtë mbështetje ndaj tij më të fortë dhe me të sigurt drejt fitores. /Albinfo.ch

