Është përmbyllur me sukses projekti i asfaltimit të parkingut përballë objektit të ri të komunës. Ky projekt është bashkëfinancim në mes të komunës së Kamenicës dhe HELVETATAS-it zviceran në kuadër të pesë projekteve që janë në vazhdën e realizimit, thuhet në njoftimin nga Komuna.
Punimet i ka vëzhguar edhe kryetari i kësaj komune, Begzad Sinani, i cili është shprehur i kënaqur me rrjedhën e punëve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, njoftohet se gjatë javës së ardhshme do të përfundohen edhe asfaltimi i parkingut prapa Drejtorisë së Arsimit, rregullimi i trotuarit mbrapa Stacionit të Policisë dhe rregullimi i parkut në Hodonoc.