Khalid bin Mohsen Shaari nga Arabia Saudite peshon 610 kilogram. Ai jeton në jug të vendit ndërsa së shpejti do të mbush 20 vjet dhe për shkak të trashjes nuk është në gjendje për të lëvizur.
Ai është ndoshta njeriu më i trashë në botë. Megjithëse në Libri Ginis të rekordeve figuron Manuel Uribe nga Meksika, i cili në vitin 2006 kishte vetëm 560 kilogram, dhe pas intervenimit mjekësor ishte dobësuar në 444 kilogram.
Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite kishte urdhëruar transferimin e njeriut më të “rëndë” në vend me një helikopter ushtarak në Qendrën Mjekësore në kryeqytetin Riad.
Shaari do t’i nënshtrohet trajtimit mjekësor me një seri të programesh me dieta dhe aktivitete fizike.
Ky rast konfirmon problemin në rritje me mbipeshën në të gjitha vendet arabe, veçanërisht në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe në Arabinë Saudite.
33 deri 42 për qind kanë probleme me mbipeshën, sidomos numri më i madh i njerëzve është në në Lindjen e Mesme.
Është vlerësuar se deri në vitin 2018, shpenzimet e kujdesit shëndetësor do të trefishohen deri 133.2 miliard.