Kryeziu i formuar në FC Luzern debutoi në fanellën e ekipit të parë më 2010.
Edhe pse akoma i njomë dhe në konkurrencë tejet të fortë ai të shumtën e herëve ka qenë pjesë e njëmbëdhjetëshit të kësaj skuadre.
Bazuar në raportet miqësore të FC Luzen me FC Vaduz, vitin e kaluar është realizuar marrëveshja që Kryeziu të qëndrojë në formë huazimi për një kohë të shkurtër tek FC Vaduz i Principatës së Lishtenshtajnit, shkruan albinfo.ch.
Falë lojës së shkëlqyer dhe kontributit të dhënë të Kryeziut, kjo ekip edhe pse e gjendur në vështirësi edhe sivjet po zhvillon gara në kuadër të Super Ligës zvicerane.
Kryeziu shtatlartë e mjaft i shkathët papritur FC. Luzern-it, i është imponuar si i domosdoshëm.
Udhëheqja e FC Luzern e ka rikthyer Kryeziun , në radhët e veta dhe menjëherë e ka angazhuar në repartin e sulmit.
Kryeziu i njohur si lidhës i shkëlqyer i lojës dhe si futbollistë që di çdo moment t’u krijojë raste shënimi bashkëlojtarëve gjatë stinorit vjeshtor ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të FC.Luzern.
Pikërisht kjo ka ndikuar që kryesia e këtij klubi ta mbajë edhe më tutje Kryeziun si vlerë të vetën .
Nuk duhet harruar që Hekuran Kryeziu është edhe lojtar aktiv i seleksionit të Kosovës.