Deputetët e partive opozitare sërish kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës ku pritej të zgjidhet presidenti i vendit. Pas një debati të “zjarrtë” ku u kundërshtua zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit, deputetët e opozitës hodhën disa bomba gazi, duke detyruar ndërprerjen e seancës.
Senca u ndërpre pasi të gjithë deputetët e opozitës dhe mendimet e tyre në Kuvend, në një debat që i ngjau më shumë deklaratave kundër zgjedhjes së presidentit. Opozita kërkoi që mos të procedohet zgjedhja e Thaçit, sepse nuk përbën zgjidhjen e problemit politik, por përkundrazi e thellon edhe më shumë atë.