Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se VV veproi njëanshëm.
Kur emri i Glauk Konjufcës u propozua për kryetar të Kuvendit, mori mjaftueshëm vota.
Krahu i djathtë i ulëseve të kuvendit të Kosovës përkrahu propozimin e Kurtit.
LDK të gjithë, përpos një deputeteje që abstenoi, i dhanë bekimin Konjufcës për të qenë kryetari i Kuvendit.
Lirie Kajtazi është deputetja që nuk i dha votë pro kësaj kandidature.
Kajtazi e kontaktuar nga T7 ka thënë se abstenoi qëllimshëm për Konjufcën.
Ajo thotë se këtë e ka bërë duke u revoltuar ndaj veprimit, siç e quan ajo, të pabesë të VV-së.
E që ky veprim nuk i ka pëlqyer LDK-së, e konfirmon edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Por, si lëvizje të rrezikshme veprimet e VV-së po i shohin njohësit e rrethanave politike në vend.
Megjithatë Vela shpreson që do të ketë marrëveshje mes dy partive që dolën të parat në zgjedhje.
Me shumicë votash dhe Glauk Konjufca nga e enjta e 26 dhjetorit është shefi i ri i legjislativit.