Kryeministri Ramush Haradinaj e ka akuzuar LDK-në se po lobon dhe punon kundër liberalizimit të vizave. Këtyre akuzave të kryeministrit Haradinaj ndaj LDK-së u është kundërpërgjigjur nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Haziri është shprehur i habitur me këtë qëndrim të Haradinajt, pasi, sipas tij, është pikërisht LDK-ja që ka mundësuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin.
Haziri thotë se zyrtarët e LDK-së kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë në të mirë të liberalizimit. Madje, Haziri thotë se Haradinaj pengesat për liberalizimin i ka brenda koalicionit qeverisës.