Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila synon të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të rrugëtimit euroatlantik të vendit, duke e vlerësuar si dëshmi të mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës.
“Mirënjohje për përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka deklaruar Haxhiu.
Sipas saj, kjo iniciativë e Kongresit Amerikan përbën një sinjal të qartë të përkrahjes për Kosovën në përpjekjet e saj për integrim në strukturat ndërkombëtare të sigurisë./Albinfo.ch