Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me rastin e rrahjes së politikanit serb, Nikola Sanduloviq, përcjell albinfo.ch.
Haxhiu, përmes një postimi në X, tha se Serbia është ende në vitet e ’90-ta dhe larg normalizimit, njofton Klankosova.tv.
Më tutje, ajo tha se në Serbi i vetmi opozitar, Sanduloviq, që pranon të vërteten e Kosovës, rrihet dhe mund ta eliminojnë.
Sipas saj, komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.
“Serbia është ende në vitet ‘90-a dhe larg normalizimit. Atje, i vetmi opozitar, Sanduloviq, rrihet dhe përpiqet të eliminohet vetëm sepse e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar Haxhiu në X.