Skip to content

Haxhi Krasniqi do të përballet me boksierin gjerman

Boksieri me prejardhje nga Kosova do të ndeshet më 11 maj me boksierin gjerman Hartel. Robin Haxhi Krasniqi përgatitet për luftën e tij të radhës që do të ketë rastin të mbrojë për herë të dytë titullin e kampionit të Evropës, shkruan KosovaPress, përcjell albinfo.ch. Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me […]

Boksieri me prejardhje nga Kosova do të ndeshet më 11 maj me boksierin gjerman Hartel.

Robin Haxhi Krasniqi përgatitet për luftën e tij të radhës që do të ketë rastin të mbrojë për herë të dytë titullin e kampionit të Evropës, shkruan KosovaPress, përcjell albinfo.ch.

Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me gjermanin Stefan Hartel.

Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle” në qytetit gjerman të Magdeburg, më 11 maj të këtij viti.

Ky do të jetë dueli i 55-të për boksierin nga Juniku, që deri më tani ka 49 fitore dhe vetëm pesë humbje.