Boksieri kosovar mezi po e pret rimeçin me boksierin gjerman, i cili do të zhvillohet në muajin nëntor.
“Hartel ka boksuar mirë në meçin e parë, por nuk më ka mposhtur. Në rundet e fundit ai shkoi pothuajse i nokautuar. Nëse nuk do ta kisha qarjen në sy, do ta fitoja pa problem meçin. Nuk jam absolutisht dakord me vendimin e gjyqtarëve dhe për këtë mezi e pres rimeçin”, ka thënë Krasniqi për MDR.de, përcjell albinfo.ch.
Junikasi thotë se nuk e kishte merituar humbjen në meçin e parë në mes tyre.
Boksieri gjerman e kishte fituar duelin e parë mes tyre në pjesën e parë të këtij viti, duke ia rrëmbyer edhe titullin e kampionit evropian në peshat super të mesme.