Paraqitjen fenomenale dhe tregolëshin e shënuar për kombëtaren e Zvicrës të kosovarit Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Hondurasit e ka festuar edhe FIFA.
Urimi për Shaqirin ka ardhur nëpërmjet faqes zyrtare të FIFA-s në Twiter.
Futbollisti shqiptaro-zviceran që luan për Bajernin, Xherdan Shaqiri, në facebook, në anglisht, shqip e gjermanisht, ia ka dedikuar tregolëshin familjes së tij dhe i ka përshëndetur të gjithë shqiptarët në Zvicër, Kosovë, Shqipëri e kudo në botë.