Futbollistja e njohur shqiptare nga Suedia, Kosovare Asllani ka shënuar një hat trick të jashtëzakonshëm sot për Real Madridin. Yllit të sulmit ju desën vetëm 155 sekonda për të shënuar tre golat e saj.
Këtë sukses të rrallë ajo e ka shënuar në ndeshjen kundër Valencia CF në Primer División. 31-vjeçarja pra ka shënuar tre herë për Los Blancos brenda 155 sekondave.
Asllani, e cila më parë kishte humbur pesë ndeshje, kësaj radhe ka shënuar në minutat 67, 68 dhe 70. Real Madrid me këtë fitore është ngjitur në vendin e dytë në tabelë.