Besnik Hasi pas shkarkimit nga Legia e Varshavës është i papunë. Për të flitet se janë të interesuara shumë skuadra, kurse e fundit është Lokeren, shkruan albinfo.ch.
Kjo skuadër është në krizë të rezultateve dhe Hasi është njëri nga emrat e përmendur që mund të drejtojë skuadrën belge.
Hasi është një emër i respektuar në Belgjikë, ku kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij.
Gjithashtu flitet se edhe Shkëndija e Tetovës e dëshiron trajnerin shqiptar, i drejtoi më parë edhe Anderlechtin.