Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do ta mandatojë për kryeministër kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Një ditë pas konsitutimin të Kuvendit, Gazeta Express mëson se presidenti Thaci ka vendosur t’ia japë mandatin Kurtit ta formojë Qeverinë.
Siç mëson Express, Presidenti e fton nesër në orën 11:00 kandidatin për kryeministër që të mandatohet.
Ndërkaq Kurti ka propozuar Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit, i cili edhe u zgjodh. Ndërkaq me LDK-në nuk ka arritur marrëveshje për krijimin e Qeverisë.