Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Hasan Prishtinës dhe të gjithë veprimtarëve që nuk kursyen për ta bërë pavarësinë ua kemi për borxh t`i kujtojmë dhe t`i nderojmë, sepse kështu kujtohen përpjekjet shekullore për shtet, raporton RTK-ja.
Jahjaga tha se dita e 28 Nëntorit, Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë është dita e simbolit të rezistencave tona që nga Skënderbeu e deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, tha se ngritja e shtatores së Hasan Prishtinës është një akt i rëndësishëm për të gjithë.
Sipas tij, atdhetari Hasan Prishtina ka qenë dhe mbetet idealist i madh. Ndërkohë, para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës u zbulua shtatorja e veprimtarit Hasan Prishtina.