Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, po padisin paparacët që i kanë bërë foto djalit të tyre, Archie, tha avokati i tyre në një deklaratë.
Padia u ngrit në Kaliforni, ku familja tani jeton.
“Individi në Kaliforni e ka të garantuar me ligj të drejtën e intimitetit në shtëpinë e tij. Asnjë dron, helikopter ose paparaci nuk mund ta heqin atë të drejtë”, tha avokati Michael Kump në një deklaratë.
“Duka dhe Dukesha e Sussex janë duke parashtruar padi për të mbrojtur të drejtën e djalit të tyre për privatësi në shtëpinë e tyre pa ndërhyrje nga fotografët, dhe për të zbuluar dhe ndaluar ata që kërkojnë të përfitojnë nga këto veprime të paligjshme”, tha ai.
Djali i Harry dhe Meghan, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, është 14-muajsh. Familja u zhvendos në Kaliforni pasi u largua nga familja mbretërore britanike në janar, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.