Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dhënë sqarime pse ka dërguar djalin e tij në një gjimnaz privat, e jo në shkollë publike.
Haradinaj ka deklaruar se ka disa vjet që punon të sjellë shkolla të huaja në Kosovë, jo veç të Amerikës e Anglisë, por edhe të Gjermanisë dhe sistemit shkollor të tyre.
“Kam bo përpjekje të dërgojmë një kualitet i nevojave gjermane është i nevojshëm. Gjini (djali i tij) është një porosi që i dëshirojmë në këtë shkolla, i japim besimin dhe i mirëpresim. Nuk është shkollë private në kuptimin profitabil, dhe profesorët e arsimtarët paguhen nga buxheti i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se paguan për djalin në këtë shkollë si çdo prind tjetër.
Haradinaj, së bashku me gruan Anitën, e kanë përcjellë djalin e tyre Gjinin në ditën e parë në Gjimnaz. Çmimi vjetor për regjistrim në këtë shkollë është 1500 euro, përcjell Albinfo.ch.