Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas samitit të Berlinit çështja e ndarjes së Kosovës ka marrë fund.
Ai deklaroi se në këtë samit është vendosur që dialogu Kosovë-Serbi të jetë nën përgjegjësi të kancelarës gjermane dhe presidentit francez.
Kryeministri kosovar ka akuzuar kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini, se ka pasur një plan për ta ndarë Kosovën.
“Samitit i Berlinit është ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, ngjarje e suksesshme, sepse procesi i dialogut i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila Kosovës ka pasur qëllim t’i vijë një propozim për ndarje të vendit”, ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Një ditë pasi e akuzoi, Haradinaj ka thënë se e ka vëlla homologun shqiptar Edi Rama.