Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret që Kuvendi t’i japë epilog demarkacionit deri në fund të këtij viti.
Haradinaj ka thënë se, ai dhe partia e tij nuk kanë ndryshuar qëndrim, por i mbetet Kuvendit të Kosovës të vendosë.
Ai ka shtuar se do të flasë me Malin e Zi menjëherë nëse Kuvendi e rrëzon marrëveshjen.
Duke folur për Gjykatën Speciale, Haradinaj ka thënë për KTV-në se pasi të bëjnë presion, ndërkombëtarët thonë më pas se vendimi ka qenë i Kuvendit, dhe jo i tyre, përcjell albinfo.ch.