“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe nuk do të ketë mungesë të saj, sidomos në kohën e dimrit”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, në vizitën që ka pasur mbrëmë në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Pas takimit me udhëheqësit e kësaj korporate, Haradinaj ka siguruar se nuk do të ketë krizë energjetike dhe se nuk do të ketë shtrenjtim gjatë dimrit.
I shoqëruar nga drejtori e KEK-ut, Arben Gjukaj, Haradinaj tha se ua bëri të qartë dhe drejtuesve të KEK-ut se nuk duhet të ketë ndërprerje të energjisë. Ai po ashtu ka thënë se zhvendosja e banorëve të Shipitullës dhe Hades duhet të ndodhë në mënyrë urgjente.