Ramush Haradinaj ka thënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit të vendit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në mbledhjen e sotshme të Qeverisë.
Ai tha se është ftuar nga Gjykata Speciale dhe se atje nuk mund të shkojë në postin e kryeministrit, por do të shkojë si qytetar i Kosovës, njoftojnë mediat e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ka thënë se për zgjedhjet e reja duhet të vendosë Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
