Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se, pavarësisht marrëveshjes, Serbia po e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Njëherësh, korrigjimin e kufijve, demarkimin dhe idenë e shkëmbimit të territoreve, Haradinaj i ka quajtur maskime për ndarjen e Kosovës.
Në një tubim me të rinjtë e AAK-së, Haradinaj, demarkacionin me Malin e zi e ka quajtur korrigjim të marrëveshjes e jo të kufijve. Ai foli edhe për ushtrinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk e zëvendëson NATO-n, as KFOR-in, por është mandat mbrojtës i Kosovës.
Ai, po ashtu, tha se kjo ushtri garanton të drejtën e Kosovës për mbrojtje dhe se të rinjtë e Kosovës, përmes ushtrisë, do të kenë mundësi të kontribuojnë edhe për paqen në botë.
Lidhur me qeverisjen, Hardinaj tha se qeveria e tij ka për fokus rendin, ligjin dhe sigurinë në Kosovë.