Skiatori Albin Tahiri edhe pse i lindur në Slloveni ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore që pritet të mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut.
Albini do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, në pesë disiplina olimpike të skijimit. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit që ka pasur me të.
“Është kënaqësi të takosh kampionë”, ka shkruar kreyministri. “Albinit i dëshirova shumë sukses dhe i dhurova flamurin e Kosovës, i cili do të ngritet në PyeongChang, në Korenë e Jugut. Albini po e nderon atdheun! Për më shumë, që kjo koincidon edhe me 10-vjetorin e pavarësisë sonë. Faleminderit Albin! Falemnderit të gjithë sportistëve që po e nderojnë gjithandej Kosovën. Krenar!”, ka shkruar ai.