Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar rritje të pagave.
Ai është shprehur i bindur se do të rrit pagat për policët, mjekët, arsimtarët dhe se po e bënë ligjin për nivelizim të pagave e cila do të ulë pagën edhe atij, përcjell albinfo.ch.
Haradinaj është shprehur se për këtë do të diskutohet javën e ardhshme. “Por, me nivelizim nuk nënkupton ulje të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve”, ka thënë kryeministri i Kosovës.
Ditë më parë, ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza ka hequr dorë nga ngritja e pagës së tij, bashkë më këshilltarët që ka, e Haradinaj i ka thënë se kjo nuk tregon burrëri.
Sipas Haradinajt, ngritja e pagave për qeveritarët është e përkohshme, pra deri të miratohet Ligji për Pagat.