Skip to content

Kosova përshëndet vendimin për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur votimin e ndryshimeve kushtetuese të Kuvendit të Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Maqedoninë Veriore. Sipas Haradinaj, ndërrimi i emrit është hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj. “Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur votimin e ndryshimeve kushtetuese të Kuvendit të Maqedonisë, për ndërrimin e emrit të vendit në Maqedoninë Veriore.

Sipas Haradinaj, ndërrimi i emrit është hap madhor në rrugën e integrimeve euro-atlantike të shtetit fqinj.

“Kjo ngjarje me peshë në historinë e re të Ballkanit Perëndimor është shpresë që rajoni ynë po shkon drejt paqes së përhershme. Përgëzoj homologun tim Zoran Zaev për vizionin e dëshmuar properëndimor dhe shqiptarët në Maqedoni për rolin kyç në këto ndryshime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.