Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të papranueshme reduktimet e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se reduktimet janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen, sidomos tani gjatë periudhës së dimrit, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse që të krijohet një mekanizëm për t’iu qasur këtij problemi që të mos ketë më raste të ndërprerjeve me orë të tëra.
“Në takim pune me përfaqësuesit e KEK-ut, KEDS-it dhe ZRRE-së, kam kërkuar zgjidhje të menjëhershme që të sigurohet stabilitet në furnizim me energji elektrike. Me këtë rast, u sigurova se Blloku B1 do të rifunksionalizohet dhe nga 15 dhjetori do të ketë normalizim të plotë në furnizim”, ka shkruar kryeministri.