Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se Kosova qëndron e “paluhatur” në misionin për çrrënjosjen e grupit militant, Shteti Islamik si dhe elementeve të tjera të ekstremizmit të dhunshëm.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj gjithashtu tha se është duke përcjell me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria, përcjell albinfo.ch
Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të “jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj” në operacionet për siguri, si pjesë e koalicionit botëror kundër ISIS-it që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
