Debati mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për korrigjimin e kufijve çdo ditë e më shumë po ashpërsohet.
Haradinaj sërish i është kundërpërgjigjur presidentit, duke thënë se ideja për kufijtë nuk do të ngjallet sërish, përcjell albinfo.ch.
“Ai që ka vdekur, nuk ngjallet më, veç Krishti u ngjall. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë që të ngjallet është përmes ndonjë skenari të dhunës në veri, në mënyrë që të konfirmohet ndarja, por në tavolinë nuk ka gjasa dhe është temë e vdekur”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.
Ai po ashtu ka theksuar se nuk ka frikë nëse rrëzohet qeveria. “Kush e ka ‘njet’ ta rrëzojë qeverinë, nuk flet, por e rrëzon. Ata që flasin, mos u mërzitni për ta”, është shprehur Haradinaj.