Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
FFK, sipas njoftimit, i ka ofruar Haradinajt bashkëpunim në realizimin e objektivave sa i përket futbollit.
Në njoftimin e kryeministrisë theksohet nevoja e përfshirjes së qeverisë në përshpejtimin e mbarimit të punëve në stadiumin e Prishtinës, me ç’rast u kërkua që të shikohet mundësia që gjatë rishikimit të buxhetit të shtetit për vitin 2017 të intervenohet me tre milionë euro që garantojnë kryerjen sipas standardeve të UEFA-s si dhe të nisë operacionalizimi i punëve rreth stadiumit nacional në Bërnicë.
Në anën tjetër, Vokrri e ka njoftuar Haradinajn për fillimin e studimit të fizibilitetit për stadiumin kombëtar në Bërnicë dhe kapacitetet që ai do të ketë.
Vokrri në fund ia dhuroi Haradinajt fanellën e përfaqësueses me numrin 1.