Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke në formë të mirë fizike, dhe këtë e ka dëshmuar edhe duke vrapuar në sheshin e Prishtinës.
Kondicionin e tij ai e tregoi edhe sot, raporton “KosovaPress”.
Haradinaj pas homazheve para shtatores së Skënderbeut në 550 vjetorin e vdekjes ka filluar të vrapojë për të shkuar në zyrën e tij, përcjell albinfo.ch.
Haradinajn u munduan ta zënë edhe ekipi i tij, por ishte e pamundur.
Ndërkohë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për pak nuk rrëzohet teksa po rreshtohej bashkë me kolegët e saj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Albena Reshitaj merr në thua derisa bashkë me ministrat dhe kryeministrin Ramush Haradinaj po bënin homazhe para bustit Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, transmeton kp.