Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke punuar për ta shpëtuar Telekomin.
Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se bankrotimi eventual i kësaj kompanie nuk është në të mirën e askujt, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, duke përfshirë reduktimin e shpenzimeve të tepërta, duke mos përjashtuar edhe uljen e pagave.
Haradinaj thekoi se punëtorëve nuk do t’u ulën pagat, se edhe ashtu nuk është që i kanë ato të mëdha, por menaxhmentit të po.