Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar para pak çastesh.
Haradinaj, pasi ka hedhur votën e tij, u bëri thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
“Unë votova, qeverisja komunale është mjaft e rëndësishme. Dilni votoni, mos e lëni voton në shtëpi”, ka thënë ai.
Haradinaj gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në orën 19:00.