Hapja solemne e spitexit me standarde zvicerane “Albaswiss Care” në Prishtinë
0 Likes0 Share
Në një ceremoni solemne, më 5 gusht 2025, u bë hapja zyrtare e Spitex-it “Albaswiss Care” në Prishtinë, në prani të miqve dhe partnerëve të shumtë. Ky institucion i ri, themeluar nga profesionistë me përvojë të gjatë në sistemin zviceran, synon ofrimin e kujdesit të shëndetit në shtëpi sipas standardeve më të larta zvicerane. Me […]
Në një ceremoni solemne, më 5 gusht 2025, u bë hapja zyrtare e Spitex-it “Albaswiss Care” në Prishtinë, në prani të miqve dhe partnerëve të shumtë. Ky institucion i ri, themeluar nga profesionistë me përvojë të gjatë në sistemin zviceran, synon ofrimin e kujdesit të shëndetit në shtëpi sipas standardeve më të larta zvicerane.
Me këtë hapje, përfaqësuesit e spitexit «Albaswiss Care» theksuan rëndësinë e ofrimit të nje shërbimi të përkushtuar, profesional dhe të personalizuar, i cili shërben edhe diasporën tonë si edhe komunitetin vendor, duke sjellë një kontribut të prekshëm për kujdesin shëndetësor në Kosovë.
Lumnije Memisi, bashkëthemeluese e Albaswiss Care, tha për albinfo.ch :“Jam e kënaqur që po bëjmë realitet vizionin tonë për të sjellë standarde zvicerane edhe në Kosovë.