Hyrja në fuqi ka ardhur 15 ditë pas publikimit të bërë në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, të Ligjit 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.
Paraprakisht më 27 qershor të këtij viti deputetët e Kuvendit të Kosovës njëzëri miratuan amendamendin, i cili harmonizon Ligjin për Tatimin e të Hyrave në Korporata me Ligjin për Sponsorizim në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë.
Me këtë ligj u hapet rrugë bizneseve që të investojnë në sport dhe 30 për qind e tatimit në fitim mund ta ndajnë për sportin.
Komiteti Olimpik i Kosovës i fton bizneset që të bëhen sponsore të klubeve, federatave e KOK-ut, si dhe inkurajon federatat, klubet, sportistët e sporteve individuale që të përgatiten dhe të gjejnë sponsor, raporton kultplus.