Ky vend masiv, i vendosur në qendrën e ekspozitës Palexpo pranë aeroportit të Gjenevës, do të vaksinojë midis 3,000 dhe 4,000 njerëz në ditë, gjë që do të lejojë të përshpejtojë ritmin e inokulimeve në kanton.
Hapja e tij përkon me fillimin e vaksinimeve për banorët e moshës 45 vjeç e lart, thanë autoritetet e Gjenevës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Vende të ngjashme, të cilat kanë kapacitetin për të inokuluar disa mijëra njerëz çdo ditë janë tashmë operacionale në qendrat e kongreseve të Cyrihut dhe Bazelit.
Zvicra po vazhdon vaksinimin e popullësisë, me synim që të arrijë të vaksinojë çdo person që dëshiron deri në verën e këtij viti.